TIRANE– Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit gjatë një takimi me banorët në Bulqizë e quajti televizionin italian ‘Rai Uno’ dhe emisionin ‘Le Lene’ si ‘kazan’ për shkak të një reportazhi që emisioni ka bërë për varfërinë në Bulqizë.

Emisioni ‘Le Iene’ dhe gazetarja italiane Alice Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se Rama është i pa shok në Europë.

Statusi i Sali Berishës:
Eshte i pa shok ne Europe!!
Shikoni se si i merre fytyren Norieges gazetarja italiane! Ky eshte vetem turp per te qene njeri, pa lere .. ..
Lexoni me poshte shkrimin e gazetarit. sb
“Rama e quajti kazan ‘Italia Uno-n’, vjen përgjigja e Le Iene: Shiheni mirë reportazhin dhe çfarë do të bëni për ta?
Emisioni Le Iene dhe gazetarja italiane Alice Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që në një drekë në Bulqizë e quajti televizionin itanial ‘Italia Uno’, një ‘kazan’.
I mësuar të fyejë mediat dhe gazetarët në Shqipëri, Rama tani po kërkon vëmendje edhe jashtë kufijve të vendit. Emisioni Le Iene tregoi vuajtjet dhe atë se çfarë heqin fëmijët në Bulqizë për të ndihmuar familjet, por për Edi Ramën ato ishin pamje të vjetra.
Sot ka ardhur edhe reagimi i gazetares Alice Martineli që ishte në Bulqizë dhe realizoi reportazhin me fëmijët që punojnë për të mbledhur krom, për 2-3 mijë lekë të vjetra në ditë.
Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli:
Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”.
I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë.
Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami.
Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme.
Ju çfarë mendoni të bëni?
Alice Martinelli”

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: