Organizata, Reporterët pa Kufij i ka kërkuar qeverisë serbe që të “ndalë mbështetjen dhe të dënojë publikisht” ato që organizata i cilëson si “sulme sistematike shpifëse” kundër gazetarëve të kanalit televiziv, N1.

Grupi me bazë në Paris ka thënë në një deklaratë më 20 nëntor se N1, të cilin e ka përshkruar si “kanalin e vetëm të pavarur televiziv në Serbi” ka qenë subjekt i sulmeve të qeverisë dhe mediave pro-qeveritare në javët e fundit.

“Qëllimi i kësaj fushate, që është bazuar në deklarata dhe spekulime diskriminiese dhe ofenduese është që të frikësojë këta gazetarë”, ka thënë udhëheqësja e Reporterëve pa Kufij për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin, Pauline Ades-Mevel.

Gazetari i kanalit, N1, Miodrag Sovilj, aktualisht është “shënjestër e shpërthimeve të pashembullta të zemërimit publik që është nxitur nga aleatët e presidentit dhe mediat pro-qeveritare”, ka thënë kjo organizatë.

Mediat pro-qeveritare kanë thënë se shëndeti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është përkeqësuar javën e kaluar, për shkak të pyetjeve që i bërë Sovilj.
Vuçiq është shtruar në spital më 15 nëntor për shkak të probleme me zemër dhe është liruar tri ditë më vonë.

Kjo organizatë ka thënë se që nga 18 nëntori, gazetari është përballur me tentime për ta njollosur, pasi mediat në Serbi kanë shfrytëzuar disa fotografi duke e përshkruar atë si të varur nga alkooli dhe droga.

Reporterët pa Kufij kanë thënë se situata është shqetësuese në Serbi, e cila është renditur e 90-ta nga 180 shtete në Listën për Liri të Mediave në botë.
Vuçiç është president i Serbisë nga viti 2017. Ai është përballur me akuza për kufizim të lirisë së mediave dhe demokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb