Republika Çeke po lehtëson rregullat e karantinës, pavarësisht numrit në rritje të infeksioneve të COVID-19 në vend, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Personat të cilët kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk shfaqin simptoma, nuk duhet të kalojnë automatikisht në karantinë nëse kanë patur një maskë”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

“Në vend të kësaj, personat e kontaktit asimptomatik do të duhet të monitorojnë vetëm shëndetin e tyre”, sqaroi ai.

Republika Çeke, kohët e fundit, po lufton me një rritje të ripërtërirë të rasteve, pas menaxhimit mjaftueshëm të mirë në fillim të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb