Të paktën 780 mijë persona të zhvendosur janë regjistruar që nga muaji qershor në provincën lindore Kivu të Republikës Demokratike të Kongos.

Duke folur për radion e OKB-së, zv/koordinatorja humanitare e OKB-së në këtë vend, Suzanna Tkalec, njoftoi se mbi 700 mijë persona të zhvendosur u regjistruan në rajonin Beni dhe rreth 80 mijë të tjerë në rajonin Masisi.

Tkalec theksoi se shëndeti, edukimi, ushqimi dhe mbrojtja e fëmijëve mbeten prioritet.

“Situata është shumë e vështirë, shumë shqetësuese. Disa njerëz kanë ndarë historitë e tyre me ne. Disa prej tyre humbën familjet, burrat, fëmijët. Ata janë në një situatë ekstrem të cënueshme”, tha Tkalec.

Duke njoftuar se që nga fillimi i këtij viti komuniteti humanitar ka humbur të paktën pesë punonjës dhe disa të tjerë janë rrëmbyer ose janë plagosur, Tkalec tha se qasja tek personat e zhvendosur mbetet një sfidë.

Provinca Kivu është përfshirë nga dhuna që nga vitet e 90’ta pasi rebelët e Forcave Demokratike Aleate (ADF) krijuan baza në pyjet e këtij rajoni nga ku sulmojnë fshatrat dhe vrasin njerëz derisa plaçkitin pronat e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb