TIRANË

Deputeti i PD Tritan Shehu deklaron se harta e kanabisit në vend është zgjeruar. Në një postim në “Facebook” ai shkruan se ka një shtim me më shumë se 50% të sipërfaqes së identifikuar nga partnerët italianë që sipas tij do të thotë se shqiptarët ndodhen nën trysninë e krimit dhe grupeve kriminale.

Shehu thekson se kjo vepër absolutisht nuk mund të realizohet pa përfshirjen e gjerë të shtetit.

POSTIMI I PLOTË
Republika e “kanabisit” në zgjerim!
Sot përfundon cikli vjetor i fluturimeve të Guardia di Finanza të Italisë mbi vendin tonë, për identifikimin e sipërfaqeve të mbjella me kanabis.
Shumë shpejt duhet të organizohet një Konferencë shtypi ku të bëhen publike rezultatet, që tashmë dihen…të shpresojmë se do të ndodhë kjo.
Në krahasim me vitin e kaluar në nivel vendi ka një shtim prej mbi 50% të sipërfaqes së identifikuar nga partnerët italianë si e tillë.
Kjo ndodh në shumë zona të vendit, duke filluar nga Jugu, Shqipëria e Mesme e deri Veri.
Pra Shqipëria është kudo nën Kanabis…
Gjë që do të thotë se shqiptarët ndodhen në trysninë e krimit, grupeve kriminale.
Por gjithashtu ndodhen edhe nën trysninë e shumë strukturave shtetërore, pjesëve të policisë, etj, që janë ortakë apo porositës së kësaj vepre kriminale.
Kjo vepër absolutisht nuk mund të realizohet në këto dimensione e në pjesë të territorit shumë të kontrolluara, si psh edhe në afërsi të Aeroportit të Rinasit, pa përfshirjen e gjerë të shtetit.
Pra Shqipëria tashmë ka marrë pamjen e Republikës së Kanabisit.
E regjimi që rëndon mbi shqiptarët tashmë mund të quhet Narko-Regjim, tipik për disa vende lindore.
Një arsye më shumë kjo për ta përmbysur atë e çliruar veten nga shtypja, krimi, varfëria, për të shpëlarë këtë divizë turpi të vendosur mbi ne.
Për të kthyer ngjyrat europiane e perëndimore përsëri.

Tritan Shehu Fb
Tritan Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb