Bulqiza vijon të përballet me mot të ftohtë në këto ditë prilli. Që prej së dielës së kaluar, ka pasur reshje të vazhdueshme të borës, ndonëse jo në sasi të mëdha.
Edhe mbrëmja e së mërkurës është shoqëruar me borë. Bulqiza është zbardhur sot nga bora e cila ka rënë në të gjithë territorin.

Nga reshjet e fundit nuk ka pasur probleme në lëvizjen e banorëve, por dëmet më të mëdha po shënohen në frutikulturë.

Shumë pemë frutore të cilat kishin lulëzuar janë dëmtuar nga i ftohti, pasi temperaturat kanë zbritur gjatë natës disa gradë nën zero.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: