Reshje të dendura dëbore kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, dje dhe sot, përfshirë dhe segmentin rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë.

Koncesioni i Autostradës Shqiptare bën të ditur se aktualisht Rruga është në asfalt e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Për ditët në vijim të periudhës dimërore, AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”.

⚠ Kërkojmë nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
⚠ Të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to!
⚠ Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë
⚠ Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 ore në nr. jeshil 08000400

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb