Reshje intensive dëbore kanë përfshirë fshatin turistik të Dardhës dhe zonat e larta malore në Korçë prej gati 3 orësh.

Reshjet e borës karakterizuar edhe nga era e fortë kanë përfshirë edhe fshatin turistik të Voskopojës, e cila shënon reshjet e para për këtë vit.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve, bora ka arritur një trashësi prej 5 cm ndërsa segmenti rrugor i Dardhës shfaq probleme për mjetet e vogla.

Sipas tyre firmat kontraktore kanë zbritur në terren për të bërë të mundur kriposjen dhe pastrimin e rrugëve ndërsa sektori i qarkullimit u bën thirje drejtuesve të mjeteve për t’u pajisur me gomat e dimrit nëse do të zgjedhin rrugën e Dardhës apo Voskopojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb