Reshjet intensive të borës kanë bërë që të rëndohet trafiku i automjeteve.

Pamjet tregojnë për një trafik tejet të ngarkuar në këtë aks pasi drejtuesit kanë ulur shpejtësinë për shkak të reshjeve të shumta.

Vështirësia në qarkullim ka bërë që shumë automjete të presin në radhë, ndërsa mësohet se grupet e punës dhe borëpastrueset ndodhen në terren për të shmangur çdo problematikë.

Sipas të dhënave, dëbora në Qafë-Thanë ka arritur në 15 cm, ndërkohë vijon pastrimi i borës dhe hedhja e skorjes. Rrezikon që pas mesnate të shfaqen shtresa akulli pasi temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb