TIRANE- Rikthehen reshjet e borës. Raportohet se gjatë mbrëmjes në Qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Lezhës janë rikthyer reshjet intensive bore. Si pasojë e ngricave dhe borës janë shkaktuar probleme edhe me qarkullimin në akset rrugore, prandaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Probleme janë shkaktuar edhe nga shirat e shoqëruar me erëra të forta në disa zona të Shodrës e Lezhës. Raportohet për rëshqitje gurësh e dherash në disa akse. Rrëshqitje gurësh e dherash ka pasur edhe në disa akse të Elbasanit, por ARRSH njofton se janë marrë masa për pastrimin e tyre.

KUKËS
Në autostradë ka patur dhe rënie gurësh. Janë marrë masat duke pastruar dëborën, largimin e gurëve dhe po kriposen rrugët. Janë spërkatur me kripë segmentet ku ka patur prani ngricash. Në aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në segmentin K.Domaj – Draj Reç dhe Kukës – Qafë Shllak, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë.
DIBËR
Kështu mësohet se aksi rrugor Bulqizë-Qafë Bualli dhe Qafë Bualli-Krastë kalohen vetëm me zinxhirë, prandaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë. ARRSH bën me dije se , “Në Kala të Dodës vazhdojnë reshjet dhe era e fuqishme. Janë marrë masat duke pastruar dëborën dhe po kriposen rruget. Vazhdon hedhja e kripës në segmentet ku ka prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafë Draj. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rruge. Kontraktori ka marrë masa për pastrimin e rrugës në orët e natës dhe tani qarkullimi në këtë aks është normal. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhë – Qafë Draj dhe Ura e Cerenjës – Vasie”.
SHKODËR
Neëzonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtunë me erëra të fuqishme që kanë shkaktuar rrëzim të pemëve. Në zonat malore ka patur reshje dëbore shoqëruar me stuhi ere. Trashësia e dëborës varion nga 5-10cm në aksin Dedaj-Razem, deri në 10-20 cm në Q.Mali e Q.Shllak.
Është punuar gjatë natës për pastrimin e dëborës dhe në disa segmente vazhdon puna për pastrimin e dy korsive të rrugës. Vazhdon kriposja e rrugëve për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Vrith – Razem dhe Qafë Mali – Qafë Shllak. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të ulëta.
LEZHË
Në zonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtunë me erëra të fuqishme. Në zonat malore ka patur reshje dëbore shoqëruar me stuhi ere. Trashësia e dëborës së rënë gjatë natës varion nga 5-10cm në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës. Është punuar gjatë natës për pastrimin e dëborës dhe në disa segmente vazhdon puna për pastrimin e dy korsive të rrugës. Vazhdon kriposja e rrugëve për shkak të ngricave. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
ELBASAN
Probleme edhe në Elbasan, ka rrëshqitje dherash e gurësh në aksin Gjinar-Elbasan, Ka dalje dherash ne kuneta ne segmentin Cerrik – Banje. Ka renie guresh ne Derven, por pa probleme per qarkullimin Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës.

KORCË

Ndërsa në Qarkun e Korçës janë marrë masat për kriposjen e akseve me prezencë ngicash. Drejtuesit këshillohen të përdorin zinxhirë në zonat malore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: