Reshje intensive shiu kanë përfshirë qytetin e Fierit paraditen e kësaj të enjteje. Reshjet me intensitet kanë rënë në pjesën më të madhe të qytetit dhe njësive administrative, ndërsa kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë si pasojë e erës së fortë gjatë natës ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, ndërsa po punohet për rikthimin e saj.

Situata në lumenjtë Vjosë dhe Seman paraqitet normale, edhe pse ka shtim të prurjeve. Burime nga shtabi i emergjencave civile kanë bërë me dije se gatishmëria është maksimale e në varësi të kushteve të motit do të merren edhe masat përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb