Moti i keq me reshje ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një reagim në Facebook bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

ARRSH gjithashtu njofton se në Qafë Luzhë dhe në Kuben –Vesije, ka pasur reshje bore me intensitet, ndërsa aktualisht autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve.

Reagimi:

Mot me reshje ka përshkuar vendin në Qafë Mali-Fierzë, në Qafë Luzhë dhe në Kuben-Vasije ka pasur reshje dëbore me intensitet

Po punohet me mjetet borëpastruese për të bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi kryhet pa probleme

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb