Autoriteti Rrugor i Rrugëve ka dhënë një informacion mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit, pasi në disa zona janë rikthyer reshjet e borës. Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse.

NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALE
?Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
?Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës ?
?Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.
⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës ?
? Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. ⚠️Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ?
?Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ?
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore?♂️

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: