Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje të përziera shiu dhe dëbore, me intensitet të ulët, të cilat në zona të veçanta janë shoqëruar me erë.

Në zonat malore të rrugës në kuotën +1250 metër ka pasur reshje të pakta dëbore, ndërsa trashësia varion nga 5cm-10 cm.

Nga ana e autoriteteve është punuar për mirëmbajtje dimërore me punime pastrimi dhe kriposje. Në orët e mëngjesit u krye kontrolli dhe kriposja pjesore.
Aktualisht nuk ka reshje. Në lidhje me temperaturat, mesatarja shkon në -1 gradë.

Nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve as në akset rrugore nacionale dhe turistike. Puna do vazhdojë gjatë ditës për mirëmbajtje dimërore dhe mirëmbajtje rutinë në të gjitha akset.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb