Tirana është zgjuar me reshje shiu e breshëri mëngjesin e sotëm, ndërsa moti i keq është shtrirë në të gjithë vendin përgjatë natës. Sipas Meteoalb, e enjtja mbetet me reshje ku në lartësinë mbi 600 m nga niveli i detit do jenë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.

Sipas Meteoalb vijon rënia e vlerave barike duke bërë që vranësira të dendura dhe reshje shiu të mbizotërojnë në zonat bregdetare POR në zonat malore do ketë reshje dëbore, herë pas here me intesitet deri mesatar. Këto kushte atmosferike mbeten deri në pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 13°C.

Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: