PERRENJAS– Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Përrenjas- Qafë-Thanë. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e motit të keq dhe dëborës që ka mbuluar rrugët, janë krijuar probleme me lëvizjen e mjeteve.

Duke qenë se shumica e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor kanë qenë pa zinxhirë, është vështirësuar edhe kalimi i tyre në rrugë.

Për pasoj është krijuar radhë automjetesh në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër.

Mësohet se forcat e policisë, lejojnë qarkullimin vetëm të mjeteve të pajisura me zinxhirë në Qafë-Thanë, për shkak të rrezikut nga dëbora.

Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd –Përrenjas.

Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb