Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin tonë, ndërkohë që situata në disa zona është më problematike. Raportohet se për shkak të reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës ka dalë nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë.

“BalkanWeb” mëson se uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç, ku niveli i ujit neper ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim te situatës, ndërkohë që niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.

“Ka edhe disa banesa të izoluara nga uji. Niveli i ujit nëpër ara shkon mbi 50 cm ku shumica e tokave janë të mbjella me grurë. Reshjet janë ndërprerë mëngjesin e sotëm, ka vetëm reshje sporadike herë pas herë”, tha gazetari Shota.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb