Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e shiut në Qarkun e Dibrës. Ditën e sotme janë përmbytur rrugët e lagjes Dobrovë në qytetin e Peshkopisë. Rrjedha uji që vijnë nga përrenj malorë dhe nga varrezat e qytetit kanë mbuluar rrugët. Uji ka vështirësuar kalimin e banorëve dhe të mjeteve.

Situatë e vështirë vazhdon të jetë edhe njësinë Administrative Zall Dardhë dhe Reç pasi prej tre ditësh janë të izoluar nga pjesa tjetër për shkak të daljes së përroit të Lashkizës.

Edhe Lura  është ende e bllokuar pasi përrenjtë malorë kanë kthyer në “liqen” një livadh të madh ku një ditë më parë u mbuluan nga uji dy furgonë pasagjerësh të linjës Lurë – Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb