TIRANE – Tirana-Kukësi ishte programuar të luhej në orën 17:00. Por reshjet e dendura të shiut kanë bërë që takimi të shtyhet për disa minuta.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi bardheblu bën me dije që ndeshja do të nisë sapo fusha e blertë të jetë në kushte optimale.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ndeshja do të nisë me vonesë, sapo fusha të jetë në kushte optimale për zhvillimin e ndeshjes”- shkruhej në njoftimin e Tiranës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: