GRAMSH- 9 fshatra të komunës Kukur në Gramsh janë bllokuar prej dy ditësh si pasojë e reshjeve të shumta dhe rrëshqitjes së dherave. Megjithëse janë njoftuar strukturat vendore dhe Shtabi i Emergjencave, banorët thotë se nuk është marrë asnjë masë.

Ndërkaq ata thonë se rrugët janë tërësisht të pakalueshme për shkak të pranisë së masiëvëve të dheut dhe inerteve të shumta. Problematike sidomos paraqitet situata në në vendet e quajtura “Kamatat”, “Përroi i Frashërit” dhe “Dy urat e Lazit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: