KORÇE

Reshjet e borës vazhdojnë në qarkun e Korçës. Pasditen e sotme një ortek ka rënë duke bllokuar rrugën e Dardhës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se një masiv dëbore ka rënë duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë.

Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait” dhe ka bllokuar rrugën në të dyja senset. Mjetet borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës.

Korça është një nga qarqet ku dimri është ndjerë më shpejt këtë vit dhe bashkë me nisjen e reshjeve të borës ka nisur edhe problemet e para kryesisht në rrugë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb