Reshjet e dëborës dhe stuhia që ka nisur që prej pasdites se djeshme në Gramsh ka krijuar problematikat duke bllokuar akset rrugore që lidhin njësite administrative me qytetin.

Si pasojë e erës së fort është dëmtuar linjat e tensionit dhe për këtë shkak që prej pasdites së djeshme mungon energjia elektrike në Kukur, Poroçan dhe Lenie.

 

Në fshatin me të thelle malor Rovje, trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm, ndërsa në disa zona të veçanta shkon edhe deri në 2 metra. Shtabi i Emergjencave Civile në bashkinë Gramsh kanë nisur një fadromë drejt fshatit Rovjë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Deri ne këto momente nuk ka pasur raste të emergjencave shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: