ELBASAN- 17 shkolla janë mbyllur në Gramsh, 2 prej tyre pasi janë shembur për shkak të reshjeve të borës. Kjo situatë ka bërë që në Prefekturën e Elbasanit të mblidhet shtabi i emergjencave për të diskutuar mbi masat. Sipas të dhënave, 2 shkollat e shembura janë në fshatrat Grabovë dhe Irmas. Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Arben Kamami, i cili ka qenë sot në Gramsh ku ka parë nga afër situatën kërkoi ndërhyrje urgjente.

Ndërkohë Kreu i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici tha se qeveria nuk ka dhënë grante për komunat, madje as për ngrohjen në shkolla. Nënprefektja Zamira Bezati akuzoi Këshillin e qarkut se nuk ka dhënë ndihmë. Në rrethin e Gramshit, si pasojë e dëborës janë të bllokuara edhe 4 komuna, si dhe është dëmtuar një Qendër Shëndetësore. Komunat e bllokuara janë Kukuri, Kushova, Tunja e Sulti.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: