Ministria e Transportit informon për gjendjen e rrugëve kombëtare pas situatës së krijuar nga reshjet e borës.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur reshje bore. Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Akset në këto qarqe qarkullohen pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur reshje bore. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Akset e këtij qarku qarkullohen me zinxhirë. Edhe në disa akse të Shkodrës ka patur reshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Në aksin e Razmës qarkullohet me zinxhirë në një pjesë të tij. Edhe në disa akse të Pukës qarkullohet me zinxhirë, për shkak të reshjeve të borës.
Të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. në aksin Elbasan – Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të temperaturave të ulëta. Në Llogora nuk ka probleme me qarkullimin.

Në të tre Rajonet, kontraktorët janë në gatishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: