KORÇA

Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës vijojnë prej mëngjesit të sotëm teksa në Dardhë, Voskopojë e Mokër niveli arrin mbi 40 centimetër.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se aktualisht janë 7 akse ku kalohet me zinxhirë.

 

AKSET KU KALOHET ME ZINXHIRË

Qafëthanë-Pogradec-Plloçë me zinxhirë

Qafë Plloçë-Korçë me zinxhirë.

Korçë-Kapshticë me zinxhirë

Korçë-Dardhë me zinxhirë

Korçë-Voskopojë me zinxhirë

Korçë-Dogana Goricë me zinxhirë

Korçë-Qafë Qarr-Ersekë me zinxhirë.

 

Ndërkohë në Panarit dëbora ka arritur deri në 1.5 metër, kurse në fshatin Shtyllë të Vithkuqit 70 centimetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb