Reshje të dendura dëbore ka pasur gjatë natës në qarkun e Korçës. Mësohet se trashësia e borës varion nga 10 cm deri në 25 cm në disa zona. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në zona të veçanta reshjet janë shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duma dëbore.

Ndërkohë, mesatarja e temperaturave është deri në 5 gradë celsius. Aktualisht situata e rrugëve në këtë qark paraqitet problematike në disa zona, ku thuhet se ka prezencë akulli. Ato që paraqesin vështirësi në qarkullim janë rrugët rurale të qarkut të Korçës, si fshati Gora, Panariti dhe Mokra. Kodra raporton se në fshatin Dardhas, Proptisht, Velcan, Trebinjë, Çerravë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Po ashtu mësohet probleme ka dhe në Njesinë Administrative Moglice, ku janë të bllokuara fshatrat; Gjinikas, Osojë dhe Dushar. Në rrugën e Voskopojës dhe në Dardhë aktualisht po punojnë nga 2 borëpastruese. Ndërsa në segmentin Korçë-Dvoran po punon një borëpastruese, në rrugën Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë janë 3 borepastruese. Si pasojë e reshjeve dhe prezencës së erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet të bëhet me goma dimërore.

Por moti i keq duket se ka krijuar problematika edhe me energjinë elektrike. Mësohet se energjia mungon në fshatrat Sterkanj, Nice, Osnat, Lekas, Derdushe të cilët janë edhe të bllokuar nga bora, ndërsa mungesë të dritave ka dhe në zonën e Devollit të Sipërm. Probleme me energjinë ka dhe në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit ka probleme me energjinë elektrike mbi 10 fshatra. Aktualisht po punohet nga grupet e punës për të rikthyer energjinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: