Situata sot nga moti i ftohtë dhe dëbora në qarkun e Korçës paraqitet pa probleme. Sipas raportimeve të fundit të gjitha akset nacionale janë të hapura ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.

Mjetet duhet të tregojnë kujdes vetëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në zonat rurale vijon puna për kriposjen e rrugëve në Vithkuq, Maliq e Pogradec ndërsa raportohet se aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara, por në rrugët rurale mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Ndërkohë sa i përket raportimeve për mungesë energjie ka pasur në Maliq në njësitë Lozhan e Gorë. Ndërkohë OSSH thotë për “BalkanWeb” se nuk ka raportim nga terreni për mungesë të energjisë elektrike në këto zona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: