Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se reshjet e menjëhershme të dëborës kanë shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugëve si dhe dëmtimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thkson se vijon puna pa ndërprerje në terren për mbajtjen hapur të rrugëve dhe për riparimin e çdo dëmtimi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

? RESHJET E MENJËHERSHME DHE TË SHUMTA TË DËBORËS KANË SHKAKTUAR BLLOKIM TË PËRKOHSHËM TË RRUGËVE APO DËMTIM TË RRJETIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË QARKUN E ELBASANIT.

? PO PUNOHET KUDO PËR TË GARANTUAR QË RRUGËT TË MBAHEN TË HAPURA SI DHE PO RIPAROHET ÇDO DËMTIM I RRJETIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE.

? NE DO TË VAZHDOJMË EDHE SOT SI ÇDO DITË, ME MENDJE E ME ZEMËR, OPERACIONIN HUMANITAR TË REZISTENCËS PËR EKZISTENCË.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb