Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka filluar procedimin penal për një firme kontaktuese e cila kishte për detyrë mirëmbajtjen e rrugës Balldre-Lezhë-Milot.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aks ka prezencë të dëborës dhe akullit dhe firma kontraktuese në fjalë ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës e cila nuk mori asnjë masë.

Policia e Lezhës u bën tirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme për shkak se në disa akse ka vështirësi.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ?

❄Policia Rrugore e Lezhë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës ?‍♂️?‍♀️❄?

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore ❄?duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për ??drejtuesit e automjeteve.

?️Aksi rrugor Balldre-Lezhë-Milot në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë të dëborës dhe akullit.

Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë  ?‍♀️?‍♂️?Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë ?112??

<iframe width=”1145″ height=”644″ src=”https://www.youtube.com/embed/dBMlRxqkFxw” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb