Reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar një tragjedi të vërtetë në Pakistan, ku janë regjistruar 22 viktima.
Një turiste e bllokuar në makinën e saj për orë të tëra, tha se ka parë “tmerr me sy” teksa priste prej orësh për ndihmë.
Një turiste e bllokuar në makinën e saj për orë të tëra tha se “ka parë vdekjen me sy” ndërsa priste për ndihmë.
Samina ishte një nga mijëra personat që nxituan për të parë reshjet e borës dimërore në qytetin Murree.
Por një stuhi të premten kishte thyer pemë dhe kishte bllokuar rrugët brenda dhe jashtë qytetit.
Rreth 1000 automjete u bllokuan dhe të paktën 22 njerëz vdiqën, duke përfshirë dy familje të mëdha.
(BalkanWeb)