Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të shumta që kanë përfahirë vendin prej disa ditësh.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se prurjet në Lumin Shkumbin janë rritur, por se situata është nën kontroll pasi gjithçka po monitorohet nga afër.

Balla e ka shoqëruar postimin e tij me një foto në një urë mbi Lumin Shkumbin në Elbasan, ndërsa thekson se ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës.

“Teksa po agon, e mbrëmshmja ishte një natë me reshje tejet të dendura. Janë monitoruar gjatë natës prurjet e Shkumbinit, të cilat janë tepër të larta si rrallë herë. Ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës”, shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb