ELBASAN-Në aksin rrugor Elbasan – Librazhd për shkak të rreshjeve të dendura gjatë 12 orëve të fundit, ka pasur rënie gurësh e dherash në rrugë, saktësisht në zonat Labinot, Xibrakë, Murrash e Dragostune, pjesë e këtij aksi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën se ka marrë të gjitha masat për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

Sipas ARRSH-së, po punohet me intensitet të lartë, me fadroma e mjete të tjera për normalizimin e situatës në rrugë, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka bllokim të trafikut për qarkullimin e mjeteve.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb