Në qytetin Medellin të Kolumbisë, i cili është goditur nga shirat e dendur, tre fëmijë kanë humbur jetën në një shkollë fillore të goditur nga rrëshqitja e dheut.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur dje në zonën ku ndodhet shkolla në fshatin La Lejia, tre kilometra larg qendrës së Medellinit.

Gjithsej 20 fëmijë që ishin ulur në restorantin e shkollës gjatë pushimit u bllokuan nga një rrëshqitje dheu nga një kodër pranë.

Tre fëmijë nën moshën gjashtë vjeç vdiqën, ndërsa fëmijët e tjerë i mbijetuan aksidentit.

Autoritetet ndanë informacionin se dy fëmijë të nxjerrë nga rrëshqitja e dheut po trajtohen në spital.

Dje u bë e ditur se dy persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhur në një pjesë tjetër të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb