Reshjet e dendura të borës në Qarkun e Korçës kanë sjellë probleme në disa zona. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht komunën e Dardhasit të sipërm është e izoluar, po ashtu edhe zona e Panaritit dhe Lekasit, ku bora ka arritur ne 30 cm.

Mësohet se në fshatin e Dardhës qarkullimi është i detyrueshëm me zinxhirë, ndërsa e vështirë bëhet kalimi për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

 

Në videon e publikuar shihen pamjet nga Qafa e Qarrit, ku borëpastruesja pastron rrugën, ndërsa shihet prania e akullit. Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe borës, ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb