Reshjet e dendura të dëborës, që kanë përfshirë zonat malore të vendit, kanë bllokuar edhe rrugën e “Kombit”.

Për këtë arsye, në këtë aks rrugor ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, shihen radhë të gjata makinash.

Kujtojmë se edhe zona të tjera të vendit kanë pasur vështirësi qarkullimi në akset e tyre rrugore, ku përmendim Qafë-Plloçën në Korçë dhe rrugën Qafë Bualli-Bulqizë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është duke punuar për pastrimin e këtyre akseve rrugore si dhe ka bërë apel për shoferët të zbatojnë sinjalistikat rrugore dhe të pajisin automjetet me zinxhirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb