Reshjet e shiut të cilat kanë qenë prezente në Qarkun Dibër që prej se hënës nuk kanë krijuar problematika të mëdha.

Për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese është përmbytur nga uji Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Në këtë segment është krijuar problem në qarkullimin e automjeteve që lëvizin drejt qytetit të Peshkopisë për shkak edhe të kryerjes së punimeve në tumbinon pranë fshatit Vajkal.

Sa i përket aksit nacional Klos-Bulqizë ka patur herë pas here rënie gurësh, por pa penguar qarkullimin e automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb