TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të shtunën se aksi rrugor Tiranë-Elbasan do të vijojë të jetë i bllokuar gjatë gjithë fundjavës.
Sipas ARRSH-së, bllokimi i aksit rrugor Tiranë-Elbasan erdhi si pasojë e reshjeve të shiut, që mund të krijojnë probleme sa i përket rrëshqitjes së dherave, çka do të vinte në rrezik sigurinë e qytetarëve.
Autoriteti Rrugor rekomandon drejtuesit e automjeteve që përgjatë këtyre ditëve të përdorin për qarkullim aksin Tiranë-Rrogozhinë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: