Reshjet e shiut që kanë rënë prej dy ditësh kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas i ish-komunës Lumas në bashkinë Kuçovë. Mësohet se 80-vjeçarja Feride Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë që u dëmtua, pasi fëmijët janë të martuar dhe jetojnë jashtë shtetit. Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj, e moshuara ka dalë jashtë, ndërsa pak minuta më vonë një pjesë e banesës është shembur.

Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë së Kuçovës, të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës, ndërkohë që e moshuara nuk ka pësuar lëndime dhe është strehuar provizorisht tek të afërmit e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pritet në vijim çfarë do të bëhet me banesën, që ka pësuar dëmtime dhe paraqet rrezikshmëri shembjeje. Banesa ka dëmtime të verandës, dhomës së ndenjes dhe dëmtim të çatisë në mënyrë të pjesshme si dhe çarje të mureve mbajtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: