Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.
Sipas informacionit të Emergjencave Civile, nga reshjet e rëna deri tani nuk janë konstatuar probleme në sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vërshimi i lumenjve.

Nga bashkia Shkodër informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal – Breglumi.

Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëje rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër te njësite nuk raportohen dëme, në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Nga bashkia Vau Dejës informohemi se në NjA Vig Mnelë ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër.
Në NjA Vau Dejës prurjet në përroin Gline dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta pasi Bashkia në bashkëpunim me DRUK kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë. Nuk ka energji elektrike në NjA Vau Dejës dhe NjA Hajmel.

Nga bashkia Fushë Arrës informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në NjA Iballë dhe NjA Fierzë.

Nga bashkia Malësi e Madhe informohemi se si rezultat i shirave të rëna gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.

Nga bashkia Puke informohemi se në NjA Qelëz është dëmtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirgës. Ka pasur rrëshqitje të rrugës në aksin rrugor të Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj- Blinisht- Krovë. Në
NjA Gjegjan ka pasur dëmtim në çatinë e shkollës qendër Gjegjan. Në rrugët rurale ka prezencë inertesh si pasojë e shkarjeve të gurëve dhe dherave.

Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht. Ura e Rras Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht.
Për njësinë Pukë kemi rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.
Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen 2 mjete, 1 fadromë dhe 1 kamion.

Sektori i Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve të nivelit vendor dhe drejtoritë përkatëse po monitorojnë situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: