Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Lezhë. Si pasojë e reshjeve në disa lagje të qytetit janë bllokuar rrugët, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë më problematike situata është paraqitur në bulevardin “Gjergj Fishta” si edhe në bllokun e banimit “11 janari”.

Rritja e nivelit të ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve, ndërsa kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb