LEZHE– Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa lagje të qytetit të Lezhës të përmbyten. Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit janë përmbytur lagjja ‘11 janari’ totalisht, ndërsa kalimi i këmbësoreve dhe mjeteve është bërë i pamundur.

Uji ka vërshuar deri në afërsi të hyrjeve të pallateve. Po ashtu probleme me përmbytjet ka edhe në bllokun 11.2 hektarë dhe në bllokun e Drinit. Në disa zona të Lezhës mungon energjia elektrike.

Kujtojmë se rreth 1 javë më parë vendi u përball me përmbytje si pasojë e shirave të dendur duke shkaktuar dëme të mëdha tek familjarët dhe bizneset.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: