DURRËS

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen te pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: