DURRES– Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Në qytetin e Durrësit kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu, dhe një pjesë e rrugëve të qytetit janë bllokuar.

Edhe në qendër të Durrësit situata paraqitet problematike, si dhe në zonën rreth stadiumit.

Stuhia që përfshiu ditën e sotme qytetin bregdetar ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore të Durrësit. Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga uji, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se problematike për qytetin është bërë edhe shpërthimi i ujërave të zeza tek stacioni i trenit.

Ndërkaq, moti i keq me shtrëngata shiu ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb