Vetëm pak minuta shi kanë bërë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten. Bëhet fjalë për lagjen “11 janari” dhe lagjen “Besëlidhja”. Reshjet me intensitet të lartë të shiut, kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Gjithashtu janë bllokuar edhe hyrjet e disa pallateve për shkak se niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm. Ndërkohë në terren punonjësit e shërbimeve në Lezhë kanë ndërhyrje për largimin e inerteve nga pusetat. Sakaq kjo situatë në Lezhë është e përsëritur për shkak se sa herë ka reshje të dendura përmbyten rrugët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb