FINIQ

Shiu ka shkaktuar probleme të shumta për banorët në Finiq.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se në këtë zonë, ka pasur probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer, përmbytje e madje edhe pasoja në banesa pati në disa fshatra të bashkisë jugore.

Në fshatin Jermë, pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe, në fshatin Caush dhe Krabë, lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.

Fshatrat Finiq dhe Çlirim  u përmbytën nga kanali KK3,. Përmbytje  ka edhe në zonën industriale, në Vrion.

Nga moti i keq, dalja e Bistricës nga shtrati ka krijuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq. Ndërkohë, që rrezikohen edhe banesat e romëve në Cukë, bashkia Sarandë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: