KORÇË

Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë sjellë probleme me furnizimin me energji në disa fshatra të Korçës. Në këtë qark, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet deri mesatar. Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive.

Sipas OSHEE, nga informacionet e dhëna nga strukturat përgjegjëse, aktualisht nuk ka probleme në akset rrugore nacionale dhe ato rurale, problem mbetet furnizimi me energji elektrike i disa fshatrave të Njësive Administrative Dardhas të cilat furnizohen nga fidri i Maliqit.

Nga OSHEE janë nxjerrë grupet e punës në terren për riparimin e defektit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb