Reshjet e shiut gjate ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e Currilave. Në të zonë e cila njihet për shkak të erozionit të tokës gjatë ditës së sotme trafiku ka qenë i bllokuar deri në ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës.

Nga era e fortë në Currila ishin rrëzuar dy pemë dhe ishte bllokuar qarkullimi rrugor. Po kështu gjatë këtyre ditëve është vërejtur fenomeni i rrëshqitjes së dherave nga lartësia e kodrës në rrugë.

Zjarrfikësit kanë hequr pemët qe bllokuan rrugën ndërsa paralelisht është bërë edhe pastrimi i masivit të baltës që bie nga kodra në rrugën e Currilave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb