TIRANE- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa akse të kryeqytetit. Ndonëse shiu ka zgjatur vetëm pak çaste, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve kanë hasur në vështirësi për qarkullimin e tyre, pasi niveli i ujit ishte i lartë.

Një nga akset që shfaqi këto probleme ishte dhe Rruga e Elbasanit. Në fotot e sjella nga BalkanWeb duket qartë situata që është krijuar brenda pak minutash ku rrugët janë mbuluar nga uji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: