BULQIZË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar shembje inertesh në aksin Bulqizë-Peshkopi. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shembje masive ka pasur në Krajek, pranë “3 çezmave”.

Sakaq, për pasojë është bllokuar një nga senset e aksit rrugor, Bulqizë-Peshkopi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: