Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi në Gjirokastër dhe brenda pak orësh qyteti i gurtë është kthyer në Venecia. Më problematike situata paraqitet në hyrjet të qytetit, në vendin e quajtur “Ura e lumit”.

Lartësia e ujit arrin në mbi 50 centimetër, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve.

Edhe pse është e riasfaltuar së fundmi, ky segment rrugor vijon të përmbytet, pasi gjatë punimeve nuk janë ndërtuar kanale për kullimin e ujërave. Probleme ka pasur edhe në një segment rruge prej 100 metrash në fshatin “Arshi Lengo”, për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: